Kupa e Shqipërisë U-19/ Tirana fiton derbin me Partizanin, në finale me Vllazninë

Kupa e Shqipërisë U-19/ Tirana fiton derbin me Partizanin, në finale me Vllazninë

15:08, 27/01/2021

Vllaznia-Tirana është finalja e Kupës së Shqipërisë U-19 për këtë edicion.

Bardheblutë e drejtuar nga trajneri Gentian Stojku triumfojnë në derbi ndaj Partizanit me penallti 2-4.

Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 0-0, ndërsa nga pika e bardhë, bardheblutë u treguan më të saktë.

Kujtojmë që Tirana ka fituar këtë trofe vitin e kaluar. Kjo do të jetë një finale me atmosferën e “klasikes” së futbollit shqiptar.

Vllaznia eliminoi në gjysmëfinale Shënkollin me rezultatin 4-0.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco