Mirel Josa prezantohet si trajner i Kukësit dhe shpall objektivat e sezonit

Mirel Josa prezantohet si trajner i Kukësit dhe shpall objektivat e sezonit

11:27, 27/01/2021

Mirel Josa ka dalë para mediave për të folur si trajneri i ri i Kukësit.

“Objektivat – Ne do të mundohemi për Kupën e Shqipërisë, jemi në garë për vendin e dytë dhe tretë. Të përmirësojmë veten dhe të shohim gabimet me ata që na dalin përpara. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm në mbështetje sa më të plotë të skuadrës.

Planet – S’dua t’i tregoj se do m’i kopjojnë. Bëj shaka. Edhe ekipi më parë kanë bërë lëvizjet e tyre me trajnerët brenda përbrenda për të riparuar gabimet. Planet do ti shikojmë në varësi të situatës dhe gjendjes së lojtarëve qoftë dy mbrojtësit që kanë ardhur. Nuk do të thotë se këta lojtarë që do vijnë do i fusim direkt për të ndryshuar skuadrën. Nuk jemi në fazë përgatitore për të pritur përmirësimin e gjendjes fizike. Duhet të kemi dhe fat për gjendjen e tyre fizike dhe mënyrën si sillen në fushë.

Kam biseduar për afrimin e lojtarëve. Brenda nuk mund të sugjeroj dhe përpara një jave që do sjellë këta lojtarë. Këtu flasim për klub dhe interesa ekonomike të klubit. Do të shikojmë për lojtarë nga jashtë që janë në gjendje të mirë sportive.

Kalimi te Kukësi ishte rastësi. Futbollistëve u thashë dje që të jemi të sinqertë”, u shpreh Josa.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Qytetari 30 janar 202130/01/2021 21:25

Skenderbeu nje ekip i turperuar me nje president Takaj i falimentuar. Ne fund te kampionatit Bashkise ekipin do tja lere në derë dhe nga Korça do largohet si i " dhjerë"...

Shto koment

Denonco