Halili prezanton Orges Shehin si trajner të Tiranës: Uroj që kjo ‘dashuri’ të zgjasë gjatë

Halili prezanton Orges Shehin si trajner të Tiranës: Uroj që kjo ‘dashuri’ të zgjasë gjatë

11:14, 27/01/2021

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, u shfaq sot para mediave me trajnerin e ri të bardhebluve, Orges Shehi.

“Ja ve fajin pak dhe fatit se kemi pasur dëmtime. Sa i përket kontratës me trajnerin, do t’i themi është e pafundme nëse ka rezultate të mira. Nëse çdo gjë shkon mbarë. Nëse jo, vjen trajner tjetër. S’mund të ndryshojmë trajnerë dy herë apo 5.

Mbaj mend atë kur e prezanton dhe jo kur largohet. Është si shprehja: ‘Sa e ëmbël është dashuria, aq më e mirë del më vonë në ndarje. Uroj që kjo të vazhdojë gjatë’.

Përgjigjen e kemi të thjeshtë. E kam lexuar Egbonë. Kam dëgjuar disa trajnerë për sa i përket ndërhyrjes, s’po i përmend emrat. Nëse kanë thënë Halili futet në formacion merreni të mirëqenë, ju e dini. Nuk i jam i çmendur, jam shumë i kujdesshëm në këtë drejtim. Nuk bëj marrëzira. Trajneri vendos.

Kur të thotë pronari shko në një vend tjetër nuk është gjë e keqe, por e mirë. Puna bëhet në bashkëpunim me drejtorë futbollistë. Më erdhi keq që e prishëm marrëveshjen me ish-futbollistin tonë. Ka fituar. Unë nuk do të ndryshoj. Shpresoj të mos i sjellë dëm trajnerit të ri”, u shpreh Halili.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco