Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Egbo: Unë vendosja vetë, po të ndërhynte Halili nuk dilnim kampionë

Egbo: Unë vendosja vetë, po të ndërhynte Halili nuk dilnim kampionë

10:59, 27/01/2021

Emanuel Egbo është njeriu që ia doli t’ia rikthente Tiranës titullin pas 11 vjetësh, pikërisht në 100-vjetorin e themelimit të klubit.

Ish-trajneri komenton çështje si ato të ndërhyrjes së presidentit Halili në formacion.

Për “Panorama Sport”, Egbo komenton edhe lëvizjet e merkatos te bardheblutë, afrimet që janë bërë dhe si po e lexon të gjithë situatën që po kalon ish-skuadra e tij.

Egbo, si e keni parë të gjithë situatën e fundit te Tirana?

Çfarë të them unë tani?! Sipas meje, është diçka e akumuluar dhe ka ardhur momenti që ka ndodhur. Për mendimin tim, nuk merret një vendim i tillë brenda ditës apo, aq më keq, për aq pak minuta para ndeshjes.

Ç’mendim keni për largimin e trajnerit Dede 10 minuta para nisjes së ndeshjes?

Asnjeri nga jashtë nuk di ta thotë të vërtetën, vetëm ata që janë brenda dhe në këtë rast kanë folur presidenti dhe vetë trajneri. Nëse është i vërtetë varianti që kanë dashur ta ndërrojnë me forcë një lojtar nga formacioni, i bie që trajneri Dede ka bërë lëvizjen e duhur. Nëse nuk ka ndodhur kështu, atëherë një trajner që lë ekipin 10 minuta para se të fillojë ndeshja, nuk është veprimi i mirë. Pa e ditur saktësisht të vërtetën, nuk mund të them cili ka gabuar. Sido që të jetë, çfarë ndodhi është lajm i keq për Tiranën, klubin më të madh dhe më të titulluar në Shqipëri, ajo që i ndodh para ndeshjes.

A ju ka ndërhyrë ndonjëherë presidenti Halili kur keni qenë në krye?

(Qesh… ) Varet se si e merrni ndërhyrjen, çfarë kuptoni me ndërhyrje ose se si një njeri e kupton ndërhyrjen.

Që t’ju thotë: “Hiq këtë lojtar dhe fut këtë tjetrin”?

Shikoni, ndërhyrjet mund të jenë në disa forma. Së pari, mund të jetë një sugjerim nga presidenti. Mirëpo, në çdo rast, është trajneri që vendos. Unë e quaj normale që presidenti të ketë edhe sugjerime, edhe mendime të tij për skuadrën dhe lojtarët, sepse është njeriu që bën investimet. Por, ai mund të thotë çfarë mendon dhe në fund është vetëm trajneri që vendos, as presidenti dhe as drejtori. Për sa kohë kam qenë te Tirana, çdo gjë që kam bërë dhe kam vendosur, e kam bërë me kokën time, siç e kam menduar, jo çfarë mund të kenë thënë.

A keni qenë i detyruar për të bërë ose mos bërë ndonjë zgjedhje?

Po ta kishin bërë, Tirana nuk do ta fitonte kampionatin. Po të kishim punuar dhe vepruar me mendimet e të tjerëve, nuk do të kishim atë sukses. Në fund të fundit, kam vendosur unë dhe kaq!

Vjet Tirana ishte në situatë të vështirë dhe ndërroi trajnerë. A ka shanse që të përsëritet kjo mrekulli nga dikush tjetër?

Ai duhet të jetë Egboja që ta bëjë atë mrekulli edhe një herë (qesh…). Shikoni, nuk është vetëm fakti që erdhi Egbo në krye të Tiranës, mori drejtimin dhe u fitua titulli. Jo! Ka shumë gjëra…

Në ç’kuptim?

Është bërë punë shumë e madhe. Janë bërë gjëra që nuk kam parë t’i bëjë asnjë tjetër. Një trajner që mund të vijë, do të ketë rezultate pak më të mira, por nuk besoj se do të përsëritet ajo mrekulli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco