VIDEO/ Ja kujt ia dedikon Eriksen golin e fitores ndaj Milanit

VIDEO/ Ja kujt ia dedikon Eriksen golin e fitores ndaj Milanit

10:03, 27/01/2021

Mesfushori i Interit, Christian Eriksen, shënoi nga goditja e dënimit golin e fitores 2-1 kundër Milanit në çerekfinalen e Kupës së Italisë.

Danezi tha se është vërtetë i lumtur për golin dhe fitoren në derbin e Madoninës ia dedikon vajzës së porsalindur, familjes dhe të gjithë tifozëve zikaltër.

“Ishte gjuajtje perfekte për mua. Jam shumë i lumtur që shënova nga gjuajtja e lirë. E dinim që do ishte ndeshje e vështirë, intensiteti është i lartë në derbi. Ishte vështirë, por të lumtur që do arrijmë në raundin tjetër.

Ia dedikoj fitoren vajzës së porsalindur, familjes dhe të gjithë tifozëve”, tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco