Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Koeman: Messi dëshiron të luajë çdo ndeshje

Koeman: Messi dëshiron të luajë çdo ndeshje

16:32, 26/01/2021

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka folur lidhur me situatën e sulmuesit Lionel Messit.

Argjentinasi mungoi në dy ndeshjet e fundit shkaku i kartonit të kuq që mori kundër Athletic Bilbaos në Superkupën e Spanjës. Por, Messi është në listën e të ftuarve për ndeshjen e radhës dhe Koeman ka thënë se sulmuesi dëshiron të luaj çdo ndeshje.

“Leo është i gatshëm, me energji. Për të fituar ndeshjet ne na nevojitet Messi në formë dhe në nivelin e tij.

“Ai dëshiron të luaj dhe të fitojë. Është mësuar të fitojë tituj. Është fitues dhe dëshiron të luajë çdo ndeshje. Nesër do flas me të dhe do i komunikoj skuadrës”, tha Koeman.

Me fitoren ndaj Vallocanos, Barcelona do kualifikohej në çerekfinalen e Kupës së Mbretit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco