FSHF Cup/ Hidhet shorti i turit të dytë, përcaktohen 8 çiftet

FSHF Cup/ Hidhet shorti i turit të dytë, përcaktohen 8 çiftet

15:46, 26/01/2021

Janë përcaktuar sot 8 çiftet që do të vazhdojnë rrugëtimin në turin e dytë të FSHF Cup.

Turneu më i ri që organizohet nga sektori i futbollit amator në Federatën Shqiptare të Futbollit nisi më 19 janar me pjesëmarrjen e 32 skuadrave, që u përballën ndërmjet tyre me sistem eliminimi direkt.

Në turin e dytë kanë kaluar tashmë 16 skuadra, që njohën rivalët e tyre por edhe datat dhe oraret e sfidave, pas shortit të hedhur sot në ambientet e FSHF-së.

Të pranishëm në hedhjen e shortit, përveç specialistit të projektit të futbollit 9×9 në FSHF, Jurgen Demneri, ishin edhe përfaqësues të skuadrave që janë kualifikuar në këtë fazë të turneut.

Ndër sfidat më të forta të kësaj faze spikatin Bio Ju – Prestige, Nova – ATS dhe Roamel- EB Construction, që pritet të dhurojnë emocione të forta.

FSHF Cup (ku skuadrat luajnë me nga 9 lojtarë secila) është një risi absolute e këtij sezoni për futbollin amator pas Kampionatit Kombëtar të Futbollit 5×5 që ka nisur këtë sezon dhe ka gjetur një përhapje të menjëhershme në të gjithë vendin brenda një kohe të shkurtër.

Më poshtë janë edhe 8 çiftet e përcaktuara nga shorti në turin e dytë.

FSHF Cup/ Turi i 2-të

Data 01.02.2021

Barrikada – Endju Dekor

Data 02.02.2021

ATS – Nova

Data 03.02.2021

Bio Ju – Prestige

Data 04.02.2021

Roamel – EB Construction

Data 05.02.2021

Tirona Republic – Confucius

Data 06.02.2021 ora 18:00

Olimpic – Sind-al

Data 06.02.2021 ora 19:10

Homeland Patriots – Elso

Data 06.02.2021 ora 20:20

Mokador – Lev Tech

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco