Fatkeqësi për trajnerin e Lushnjës, ndahet nga jeta bashkëshortja e Ilir Gjylës

Fatkeqësi për trajnerin e Lushnjës, ndahet nga jeta bashkëshortja e Ilir Gjylës

13:38, 26/01/2021

Trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla, është duke u përballur me një dhimbje të madhe, pasi ditën e sotme ka ndërruar jetë bashkëshortja e tij, Ardita.

Një humbje jete e parakohshme kjo, që ka sjellë dhimbje, jo vetëm te familjarët, por edhe te miqtë dhe personat e tjerë që e njihnin atë.

Momente të vështira këto për teknikun, ndërsa ngushëllimet i kanë ardhur edhe nga klubi i Lushnjës që ka reaguar nëpërmjet faqes së saj zyrtare në rrjetet sociale.

“K.S Lushnja i shpreh ngushëllimet më të sinqerta trajnerit tonë Ilir Gjyla dhe familjes së tij, për ndarjen e parakohshme nga jeta të bashkëshortes së tij! Zoti qoftë me ju në këto momente të vështira për t’iu lehtësuar sadopak dhimbjen!”, shkruhej në reagimin e lagunarëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco