Olsi Rama: Ferhan Hasanin nuk ja morëm Tiranës, fat që e sollëm te Partizani

Olsi Rama: Ferhan Hasanin nuk ja morëm Tiranës, fat që e sollëm te Partizani

13:11, 26/01/2021

Gjatë prezantimit të afrimit të ri të Partizanit, Ferhan Hasani, ka folur edhe drejtori i të kuqve, Olsi Rama.

Ky i fundit është shprehur se klubi i kuq nuk ka ndërhyrë kur lojtari ishte në bisedime me Tiranën, teksa tregoi edhe arsyen pse zgjodhi Partizanin.   

“Jemi mbledhur të prezantojmë afrimin e fundit. Është një lojtar që nuk ka nevojë për shumë fjalë. Është fat për ne që e sjellim në një merkato si e janarit. Kisha krijuar një raport personal me Bubën që vitin e kaluar edhe pas bisedimeve që kemi bërë. Ramë dakord që vjet nuk ishte momenti i duhur t’i bënim një ofertë, për arsyet që kuptohen. Mendoj se ky vit mund të jetë i duhuri për të sjellë një element të tillë në ekip për t’u rritur në cilësi.

Hasani ka një eksperiencë  të admirueshme ndërkombëtare, mund të kujtoj paraqitjet me Brondbi, Volfsburg dhe Shkëndijën që është krenaria e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe së fundmi me Helsinkin. Ai vjen me shumë dëshirë te ne, vjen në kryeqytetin shqiptar vishet krejt i kuq këtë herë. Ka shumë dëshirë të provojë këtë eksperiencë të re, pas gjithë karrierës së tij.

Ai e zgjodhi Partizani sepse është ekipi që ka punuar më mirë, me stabilitet dhe me respekt me stafin dhe lojtarët. Paga nuk mund të diskutohet, është mungesë respekti të flitet për detaje të tilla për një lojtar që sjell te ne një eksperiencë të tillë. Mendoj se kam bërë një marrëveshje shumë të mirë, shpresoj që edhe ai ta mendojë kështu. Shpresoj të gjithë të shikojmë frytet e kësaj marrëveshje. Jam krenar të pretendoj se Partizani ka sjellë një lojtar që i sjell bukuri Superiores.

Nuk ka qenë e vështirë, madje ishte e lehtë, kjo për shkak se u puqën projektet tona në momentin e duhur. Jemi ulur kemi folur vjet dhe u bëmë miq. Nuk e mendova në asnjë moment t’i bëja ofertë. Këtë vjet natyrshëm që duhet të bashkohej me Partizanin. Prezenca në derbi mund të ketë ndikuar pak, pasi derbi ndihet edhe pa tifozë. Ndoshta e bëri më të lehtë edhe për mua t’i bëja ofertë. Diskutimi ynë zgjati 10 minuta, jo më shumë.

Nuk ia morëm Tiranës Ferhan Hasanin, ai ka ardhur te ne. Kur ata po diskutonin nuk kemi ndërhyrë. Ishte zgjedhja e tij për të ardhur te Partizani. Ishte shumë i natyrshëm dhe i thjeshtë diskutimi me të. Shpresojmë të përsërisim fitore në derbi, këtë herë me Hasanin në fushë”, deklaroi drejtori i Partizanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco