Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

“Buba” tregon se kush e bindi të firmosë me Partizanin dhe jo me Tiranën: Më mori në telefon...

“Buba” tregon se kush e bindi të firmosë me Partizanin dhe jo me Tiranën: Më mori në telefon...

11:11, 26/01/2021

Ferhan Hasani mund të quhet goditja më e madhe e merkatos së Partizanit.

Sulmuesi 30-vjeçar u prezantua sot para mediave, duke zbuluar edhe se kush e bindi të firmosë me klubin e kuq.

Gjatë këtyre ditëve ishte në diskutim e ardhmja e tij, pasi edhe Tirana e kërkonte.

Por vetë sulmuesi nga Tetova tregon se ishte ish-mbrojtësi i Partizanit, Ardian Cuculi, ai që e ka telefonuar për t’i thënë të zgjidhte klubin e kuq.

“Të them të drejtën, kur kishte zëra për kalimin tim te Tirana, Cuculi më mori në telefon dhe më tha se do të bëja zgjedhjen e gabuar. Më tha të zgjidhja Partizanin dhe jo Tiranën”, tregon Hasani, i cili në Maqedoni ka nofkën “Buba”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco