Ferhan Hasani jep deklaratën e parë si lojtar i Partizanit: Do e tregojë koha se kush jam

Ferhan Hasani jep deklaratën e parë si lojtar i Partizanit: Do e tregojë koha se kush jam

10:54, 26/01/2021

Goditja e bujshme ë Partizanit në merkato, Ferhan Hasani, është prezantuar ditën e sotme para mediave.

Sulmuesi 30-vjeçar pohon se e ka ndjekur kampionatin shqiptar dhe prej kohësh ka pasur dëshirë të jetë pjesë e Partizanit.

KAMPIONATI SHQIPTAR– Kampionatin e di mirë e kam ndjekur prej kohësh. Që kur kemi nisur bisedimet kam filluar ta ndej edhe me shumë. Për sa i përket anës sime se nuk kam ndeshje në këmbët, unë do të jem këtu për një kohë të gjatë. Do jap më të mirën për të arritur formën. Si do shkojë nuk e di, atë do e tregojë koha. Unë nuk do jem ndryshe, do jem si futbollistët e tjerë.

ZGJEDHJA E PARTIZANIT– Edhe Rama e tha më herët. Kemi pasur bisedime, të cilat kanë qenë të shkëlqyera. Kam pasur dëshirë, që të luaj në Shqipëri. Jam shumë i lumtur që sot jam këtu. Kam pasur dëshire të bashkohesha me Partizanin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco