Kombëtarja shqiptare e Futsallit ka udhëtuar të hënën drejt Kroacisë në prag të ndeshjes së parë të për eliminatoret e Kampionatit Europian 2022.
Skuadra e drejtuar nga Erind Resuli është shortuar në Grupin 1 së bashku me Ukrainën, Kroacinë dhe Danimarkën.
Delegacioni kuqezi i është nënshtruar ditën e diel testeve Covid-19 me tampon dhe kanë rezultuar negativë që të gjithë.
Pas marrjes së rezultateve Kombëtarja është nisur për në transfertën kroate, teksa më 27 janar në Varazhdin do të zhvillojë duelin e parë të këtyre eliminatoreve.
Skuadra ka zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore në Kroaci pasditen e së hënës në “Arena Varazhdin”, pikërisht aty ku do të luhet edhe sfida e parë zyrtare e Europianit.
Trajneri Resuli që ka pasur në dispozicion të gjithë lojtarët e grumbulluar dhe deri tani nuk ka asnjë dëmtim apo probleme fizike.
Ndërkaq, më 31 janar kuqezinjtë do të zhvillojnë edhe duelin e dytë, pasi do të përballen me Ukrainën në Tiranë. Takimi do të luhet në sallën e Parkut Olimpik.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: