Lajmi i fundit

LIVE/ Grupi i dialogut në komisionin e ligjeve, deklaratë për mediat

‘Historia ka treguar se Halili nuk merr vesh nga kjo punë’/ Redi Jupi kritikon presidentin e Tiranës

‘Historia ka treguar se Halili nuk merr vesh nga kjo punë’/ Redi Jupi kritikon presidentin e Tiranës

09:09, 26/01/2021

Redi Jupi e sheh si të përbashkët fajin te situata e krijuar te Tirana.

Ish-futbollisti i tre ekipeve të kryeqytetit dhe i kombëtares, në “Procesi Sportiv” theksoi se Halili kishte gabuar në momentin dhe mënyrën e ndërhyrjes së tij, ndërsa Dede se nuk e kishte menaxhuar.

“Kur janë situata të tilla të komplikuara, shpesh ka tendencë për t’i vënë fajin një pale apo tjetrës, për të thënë e ka fajin Halili apo Dede. Aty ka një faj të përbashkët shumë ta madh. Është mënyra e organizimit të klubeve të mëdha që nuk është e duhura, mënyra si është organizuar Tirana i jap të drejtë Halilit se e ka klubin e tij, pronën e tij dhe e menaxhon si e mendon më mirë, mirë apo keq. Kështu siç e menaxhon, nuk përfaqëson interesat dhe dëshirat e tifozerisë, këtu është kontradikta. Ai e mendon ashtu punën e tij.

Nuk ka problem të madh të heqësh trajnerët, as në ndërhyrjet e presidentit. Nëse një president nuk ndërhyn, është një mënyrë për të lënë të lirë trajnerin të punojë. Por nëse një president është njohës i skuadrës dhe përmirëson patjetër që duhet të ndërhyjë.

Historia ka thënë që Halili nuk merr vesh nga kjo punë, lëvizjet kanë qenë të pa goditura, është pasionant dhe ndërhyrjet kanë qenë të gabuara. Edhe Berluskoni ndërhynte te Milani, por e njihte mirë atë që po bënte. Të gjithë ndërhyjnë në interes të caktuar.

Edhe ndërhyrja kur bëhet, ka strategji: Klubi ka disa politika e strategji, kemi këta të rinj e nuk do të dalim kampionë, por edhe 5 minuta hiq atë, nuk ka sens. Gabimi është jo se ndërhyn, por se ndërhyn kur nuk duhet. Kurse trajneri që nuk e menaxhon siç duhet”, tha Jupi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco