Atletico mposht me lehtësi Valencian

Atletico mposht me lehtësi Valencian

23:12, 24/01/2021

Atletico Madridi ka fituar me rezultatin 3-1 në duelin ndaj Valencias.

Vendasit dominuan dhe me plotë meritë arkëtuan 3 pikë të plota, e vlefshme për javën e 19të në La Liga.

Racic zhbllokoi shifrat pas 11 minutave duke kaluar miqtë në avantazh (11′). Ishte Joao Felix që barazoi rezultatin e ndeshjes pas asistimit të Lemar (23′).

Luis Suarez kaloi Atleticon për herë të parë në avantazh pas asistimit të Felixit (54′). Kurse, për fitoren mendoi Correa që shënoi gol të bukur (72′).

Me këtë fitore, Atletico vazhdon të mbajë distancën në krye me 47 pikë, kurse Valencia renditët në vendin e 14-të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco