FA Cup/ Man United kualifikohet në raundin tjetër, mposht Liverpoolin

FA Cup/ Man United kualifikohet në raundin tjetër, mposht Liverpoolin

20:33, 24/01/2021

Ka përfunduar përballja e ‘zjarrtë’ mes Manchester Unitedit dhe Liverpoolit, e vlefshme për 1/16 e finales së FA Cup.

“Djajtë e Kuq” ia dolën të kualifikohen në raundin tjetër pasi fituan me rezultatin 3-2.

Ishte Mohamed Salah që pas asistimit të Firminos zhbllokoi rezultatin (18′). Por, pas vetëm 8 minutave Greenëood riktheu në lojë Unitedin pas asistimit të Rashfordit (26′), rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Në pjesën e dytë, vendasit kaluan të parët në avantazh. Dyshja që bashkëpunuan te goli i parë ndryshuan vendet, pra Greenwood asistoi kurse Rashford shënoi për 2 – 1 në minutën e 48’.

Në krahun tjetër, Salah sërish barazoi rezultatin pasi u asistua nga Firmino (58′). Loja ndryshoi për mirë për Unitedin kur u aktivizua Bruno Fernandes, që realizoi golin e fitores (78′). Ylli shqiptar Xherdan Shaqiri luajti vetëm 10 minutat e fundit të takimit.

Me këtë fitore, Manchester United kualifikohet në raundin tjetër ku do të përballet me Ëest Ham Unitedin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco