Barazim ndaj Kastriotit, habit trajneri i Vllaznisë: S’jemi ekip i klasit europian, sot...

Barazim ndaj Kastriotit, habit trajneri i Vllaznisë: S’jemi ekip i klasit europian, sot...

19:39, 24/01/2021

Është mbyllur në barazim pa gola sfida mes Vllaznisë dhe Kastriotit e zhvilluar në “Loro Boriçi”.

Pas 3 fitoreve radhazi, skuadra e Thomas Brdariç ka bërë një hap fals në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Kategorinë Superiore. Pas ndeshjes, trajneri i Vllaznisë Thomas Brdaric gjatë intervistës për Supersport, tha se skuadra shkodrane nuk është një ekip i klasit europian pasi sot e dëshmoi se mund të gabojë.

Përse nuk fitoi Vllaznia sot?

Ne nuk jemi ekip i klasit europian, na duhet të punojmë dhe të mundohemi të përfitojmë nga çdo takim që kalon, sepse nuk do fitojmë çdo ndeshje. Presioni? Sot ishte një ditë e vështirë për të luajtur futboll, ky terren me shi na e bëri më të vështirë për të shkuar te goli.

Kundërshtari? Kemi pasur më shumë raste dhe kemi qarkulluar më shumë topin. Kemi shtatë pikë më shumë se ndjekësi më i afërt.

Topi i gjatë? Duhet të luajmë më mirë megjithë rastet që kishim sot. Edhe gjykimi ka pasur problemet e veta por kjo është ndeshja. Nervozizmi për ritualin e mesfushës? Fakti i shiut ishte që ne nuk u grumbulluam në fushë në fundin e saj.

Dunga? Kemi pasur mundësi të fitojmë por nuk kam qejf të komentoj për futbollistët që nuk ishin në fushë. Reagimi? Duhet ta kuptojmë dhe pranojmë të jemi me këmbë në tokë. Nga kjo ndeshje duhet të mësojmë shumë”, tha Brdaric.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco