Barcelona vazhdon me rezultate pozitive në La Liga, mposht Elchen

Barcelona vazhdon me rezultate pozitive në La Liga, mposht Elchen

18:35, 24/01/2021

Barcelona pas shumë vështirësive ka mposhtur Elchen.

Skuadra katalunase fitoi me rezultat minimal 0 – 2, përballje e vlefshme për javën e 20-të në La Liga.

Ishte mesfushori Frenkie de Jong që realizoi në minutën e 39-të, për të ndryshuar rezultatin. Gjatë gjithë ndeshjes Barcelona vazhdoi dominimin dhe golin e gjeti i sapo futuri në fushën e lojës Puig që pas asistimit te De Jong vulosi fitoren në minutën e 89’.

Ndërkohë, kujtojmë se blaugranasit ishin pa sulmuesi Lionel Messi që ishte i pezulluar shkaku i kartonit të kuq.

Pas kësaj fitore, Barcelona mban vendin e 3-të me 37 pikë, ndërsa Elche renditët në vendin e parafundit me 17 pikë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco