Ndodh tragjedia/ Rrëzohet avioni, vdesin 4 futbollistë dhe presidenti i klubit

Ndodh tragjedia/ Rrëzohet avioni, vdesin 4 futbollistë dhe presidenti i klubit

17:13, 24/01/2021

Një tjetër tragjedi ajrore i merr jetën 4 futbollistëve dhe presidentit të klubit.

Bëhet fjalë për klubin e futbollit, Palmas që militon në kategorinë e katërt braziliane i cili pësoi një defekt gjatë ngritjes dhe u rrëzua në një pyll shumë pranë pistës.

Për pasojë humbën jetë katër futbollistë të ekipit; Lucas Praxedes, Guilherme Noe, Ranule dhe Marcus Molinari, ndërsa te viktimat ishte edhe presidenti Lucas Meira. Gjithashtu humbi jetën edhe piloti i avionit i njohur me nofkën ‘Komandant Wagner’.

Kujtojmë që më 28 nëntor 2016 një ndër tragjeditë më të mëdha në futboll është ajo e Chapeconese-s ku pothuajse e gjithë skuadra humbi jetën.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco