Kukësi fiton me përmbysje ndaj Bylisit, Skënderbeu dhe Apolonia ndahen në 'paqe'

Kukësi fiton me përmbysje ndaj Bylisit, Skënderbeu dhe Apolonia ndahen në 'paqe'

15:45, 24/01/2021

Kukësi ka bërë detyrën dhe ka marrë tre pikë të arta në Elbasan, duke mposhtur Bylisin, me rezultatin 2-1. Verilindorët fituan me përmbysje. Të parët që shënuan, ishin ballshiotët, me Milos Stojanovic në minutën e 36-të. Avantazh që zgjati pak, pasi 13 minuta më vonë Agim Ibraimi vendosi baraspeshën.

Ndërkohë, në fraksionin e dytë të sfidës Bylis iu afrua shumë golit, ku traversa ndaloi gjuajtjen me kokë të Carkanjit.

Golin e fitores për verilindorët  realizoi sulmuesi nigerian, Patrick Eze në minutën e 56-të të sfidës.

Me këtë triumf, Kukësi u ngjit në vendin e 4-t të renditjes me 23 pikë, ndërsa Bylis zbret në vendin e parafundit me 12 pikë.

Ndërkohë, dueli tjetër i luajtur po në orën 13:45 mes Skënderbeut dhe Apolonisë në Korçë, përfundoi me rezultatin 1-1.

Të dy golat u shënuan me 11-metërsha, teksa Meksi zhbllokoi sfidën në minutën e 52-të, ndërkohë që Gjata vendosi baraspeshën po nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë rezultat, korçarët mbeten në vendin e fundit me 12 pikë, po aq sa Bylisi i vendit të 9-të, ndërkohë që Apolonia ka kaluar në vendin e 8-të me 13 pikë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco