Kundërshtari e mundi me ‘KO’/ Rrjeti shpërthen në meme ndaj McGregor

Kundërshtari e mundi me ‘KO’/ Rrjeti shpërthen në meme ndaj McGregor

13:47, 24/01/2021

Conor McGregor u mund me “KO” në raundin e dytë nga Dustin Poirer në orët e para të këtij mëngjesi në ndeshjen kryesore në UFC 257.

Irlandezi iu dorëzua luftëtarit amerikan pas një serie grushtesh të njëpasnjëshëm, duke rënë në tokë dhe detyruar gjyqtarin të ndërpresë ndeshjen.

Me këtë fitore Poirier fiton shumë pikë dhe merr revanshin ndaj McGregor, i cili e kishte mundur në vitin 2014. Tashmë është radha e McGregor për të ndjerë shijen e humbjes, që në fakt rrjetet sociale ia bëjnë shumë më të vështirë.

Pas betejës me Poirier fotoja e McGregor në tokë, që dukej sikur është në gjumë, është bërë virale në rrjetet sociale dhe tifozët e UFC  e kanë “zhvendosur” irlandezin në pozicione të ndryshme, teksa memet me senatorin amerikan Bernie Sanders janë ato që lënë më shumë mbresa.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco