Zyrtare/ Vllaznia përforcon mesfushën, prezanton futbollistin e kombëtares së...

Zyrtare/ Vllaznia përforcon mesfushën, prezanton futbollistin e kombëtares së...

11:40, 24/01/2021

Klubi i Vllaznisë  ka prezantuar sot një tjetër afrim në merkato.

Bëhet fjalë për mesfushorin anësor, Elom Nya-Vedji. Ishte drejtori i sportiv i klubit shkodran, Matko Djarmati ai i cili bëri dhe prezantimin e lojtarit të kombëtares së Togo-s.

23 vjeçari vjen tek klubi i Vllaznisë vjen nga skuadra e Zetës në Malin e Zi. Pasi nisi karrierën në vendin e tij, Togo, për herë të parë në Europë i është bashkuar skuadrës malazeze Rudar, ku luajti 17 ndeshje dhe shënoi 3 gola. Më pas u pikas nga Zeta dhe prej dy sezonesh luan me këtë skuadër. Drejtuesit e Vllaznisë e kanë ndjekur në disa ndeshje gjatë këtij sezoni dhe pasi janë bindur për cilësitë që ka, i bënë një ofertë zyrtare.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco