Java e 16-të e Superligës nis sot me tre ndeshje

Java e 16-të e Superligës nis sot me tre ndeshje

10:47, 24/01/2021

Java e 15-të e Kategorisë Superiore i ka lënë shpejt vendin raundit të 16-të, i cili nis këtë të diel me tre sfida interesante që do të zhvillohen në dy orare .

Në orë 13:45 do të luhet ndeshja mes Kukësit dhe Bylisit. Verilindorët ndërprenë “hemorragjinë” e humbjeve në mesjavë, pasi ia dolën të triumfojnë me shifrat 1-3 në transfertën ndaj Apolonisë, ndërsa sot do të kërkojnë një tjetër sukses.

Në “Elbasan Arena” Kukësi është dukshëm favorit, jo vetëm për cilësitë e lojtarëve, por edhe atë të terrenit, që lejon verilindorët të shprehen më mirë, ndaj fitorja ndaj mallakastriotëve është detyrim për ta, duke qenë se edhe beteja për zonën europiane është ashpërsuar shumë.

Në të njëjtën orë (13:45) do të luhet edhe sfida direkte për mbijetesën mes Skënderbeut dhe Apolonisë.

Momentalisht korçarët janë të fundit në renditje, me vetëm 11 pikë, një më pak se Apolonia e Bylis, por gara për mbijetesë është bërë e ashpër mes këtyre tre ekipeve, ndaj ndeshja e sotme merr një rëndësi të jashtëzakonshme.

 

Në orën 16:45 vëmendja do të spostohet në Shkodër, aty ku Vllaznia vendase do të kërkojë suksesin e radhës ndaj Kastriotit. Kuqeblutë kryesojnë me meritë kampionatin me 9 pikë diferencë nga ndjekësit më të afërt, që janë Teuta e Partizani, ndërsa sot do të provojnë të shkëputen edhe më shumë.

 

Terreni i “Loro Boriçit” është një armë më shumë për shkodranët, që armën më të fortë të tyre kanë qarkullimin e shpejtë të topit dhe në mesjavë vuajtën jo pak në fushën e Ballshit, ndaj pasditen e sotme pritet ta kenë më të lehtë ndaj krutanëve.

 

Nga ana tjetër këta të fundit, pas nisjes së mirë të kampionatit, po vuajnë mungesat e shumta dhe kanë regjistruar disa rezultate negative radhazi, që e kanë zbritur në vendin e 7 me vetëm 17 pikë, por gjithsesi janë ende larg zonës së ftohtë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco