Barca: U shkarkua nga detyra, Setien kërkon kompensim prej 4 milionë euro

Barca: U shkarkua nga detyra, Setien kërkon kompensim prej 4 milionë euro

10:01, 24/01/2021

I pushuar nga puna vetëm 6 muaj pas marrjes së detyrës, ??Quique Setien pretendon ende për paratë që i detyrohen nga klubi i Barcelonës. Që prej gushtit të kaluar, tekniku spanjoll nuk është paguar nga Barça.

Sipas asaj që raporton “Sport”, Setien po kërkon më shumë se 4 milion euro nga klubi katalanas. Ish-trajneri i Betis ka filluar procedurat ligjore pasi Barça nuk duket se dëshiron të paguaj shumën e kërkuar.

Sipas “RVV”, blaugranët kanë shpenzuar më shumë se 20 milionë euro në kontratat e tre trajnerëve të fundit. Ernesto Valverde u pushua nga puna një vit para përfundimit të kontratës së tij dhe për këtë arsye ka marrë 11 milionë euro, të cilave i shtohen pesë milion që drejtuesit e Barca-s i paguan Federatës Hollandeze për nënshkrimin me Ronald Koeman.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco