Do zhvillohen këtë vit në Tokio, ja sa pritet t'i kushtojnë qeverisë japoneze Lojërat Olimpike

Do zhvillohen këtë vit në Tokio, ja sa pritet t'i kushtojnë qeverisë japoneze Lojërat Olimpike

09:15, 24/01/2021

Lojërat Olimpike që u shtynë për shkak të CoVid-19 do të mbahen nga 23 korriku deri më 8 gusht të vitit 2021, e ndjekur më pas nga Lojërat Paraolimpike nga 24 gushti deri më 5 shtator.

Ato pritet t’i kushtojnë qeverisë japoneze mbi 390 miliardë jen ose 3.76 miliardë dollarë, raportojnë mediat lokale.

Vlera përfshin 781 milion dollarë shtesë, të cilat iu shtuan buxhetit për masat kundër infeksioneve për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Gjithashtu në shpenzime janë përfshirë rreth 1.2 miliard dollarë për programet e trajnimit të sportistëve, 517 milion dollarë për sigurinë dhe rreth 499 milion dollarë lidhur me ndërtimin e Stadiumit Kombëtar“, thuhet në raportin e mediave.

Dje “The Times” raportoi se qeveria japoneze mund t’i anulojë Lojërat Olimpike, mirëpo sot Thomas Bach, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar konfirmoi për gazetën “L'Équipe” se ato do të zhvillohen këtë verë dhe se asnjë anulim nuk është në proces.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco