Zyrtare/ Armando Sadiku firmos me skuadrën e Bolivarit, bëhet i pari shqiptar që...

Zyrtare/ Armando Sadiku firmos me skuadrën e Bolivarit, bëhet i pari shqiptar që...

09:06, 24/01/2021

Armando Sadiku ka firmosur me skuadrën e Bolivarit në Bolivi. Sulmuesi shqiptar ka befasuar me këtë lëvizje, pas aventurës së dështuar tek Erzurumspor në Turqi. Sadiku bëhet lojtari i parë shqiptar që luan në kampionatin bolivian.

Ka qenë vetë klubi nga “La Paz” që me anë të një postimi në faqen zyrtare i urojë mirëseardhjen futbollistit elbasanas.

Po ashtu edhe presidenti i Bolivarit, Marcelo Claure, foli mbi këtë transferim.

“Mirë se vjen Armando Sadiku. Sulmuesi i fuqishëm, 29-vjeçar, i cili shkëlqeu në ligat kryesore në Europë duke shënuar më shumë se 100 gola në Zvicër, Spanjë, Poloni dhe Turqi, pjesë e kombëtares shqiptare. Ai është shqiptari i parë që vjen në Bolivi”, shkruan mes të tjerash Claure.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco