‘Arbitri duhej të jepte më shumë minuta’, flet Conte: Dy derbi? E dimë që...

‘Arbitri duhej të jepte më shumë minuta’, flet Conte: Dy derbi? E dimë që...

08:22, 24/01/2021

Trajneri i Interit, Antonio Conte u shpreh i pakënaqur me 4 minutat shtesë në fund të takimit me Udinezen që u dhanë nga arbitri Fabio Maresca. Pas barazimit 0-0, tekniku italian foli dhe për derbin me Milanin ditën e martë në Kupën e Italisë. Ai theksoi se titulli kampion dhe pjesëmarrja në Ligën e Kampioneve ofron më shumë të ardhura ekonomike, por sidoqoftë, nuk do të nënvlerësohet Kupa e Italisë dhe as derbi.

 “Shkaku i protestave – Më tepër kohë shtesë duhej të jepej. Arbitri më paralajmëroi dhe pastaj më nxori  jashtë. Ishin pak minuta shtesë për aq lojë sa u zhvillua në pjesën e dytë. Ata rrëzoheshin shpesh duke shkaktuar humbje kohe. Duhet t’i pranojmë vendimet e gjyqtarëve.

Keqardhje që nuk përfitoi nga humbja e Milanit – Duhet të shikojmë veten, nuk kemi përse të mendojmë për ta. Duhet të përpiqemi të përmirësohemi në atë se çfarë bëjmë, sepse ka gjithmonë hapësirë për t’u përmirësuar. Sot duhet të ishin më të saktë. Mungoi cilësia në pasimin e fundit, gjë që është thelbësore. Duhet të shënosh, përndryshe bën gabime.

Dy derbi brenda një muaji – E dimë që kampionati të ofron më shumë mundësi ekonomike. Të fitosh titullin ose të shkosh në Ligën e Kampioneve është e rëndësishme për klubin, në krahasim me Kupën e Italisë, e cila është një trofe që duhet ta respektojmë. Është e pashmangshme që ta vlerësojmë këtë ndeshje. Do të shikojmë se kë do të rikuperojmë dhe cili do të jetë titullar. Do të përpiqemi të fitojmë, të mos i nënvlerësojmë takimet”, përfundoi trajneri i Interit, Antonio Conte

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco