Partizani bën goditjen ‘big’ në merkato, firmos me Ferhan Hasanin

Partizani bën goditjen ‘big’ në merkato, firmos me Ferhan Hasanin

22:30, 23/01/2021

Partizani bën goditjen e madhe në merkato ne janarit. Klubi i kuq, sipas informacioneve që vijnë nga Maqedonia e Veriut, ka arritur të sigurojë shërbimet e Ferhan Hasanit, ish-sulmuesin e Shkëndijës së Tetovës, me të cilin drejtori i përgjithshëm i të kuqve, Olsi Rama, është takuar ditët e fundit. “Buba”, shkruan “infOSport.mk”, e ka pranuar ofertën e Partizanit e tashmë pritet vetëm zyrtarizimi nga klubi i kuq.

“Buba” mësshet se ka pranuar të firmosë për një vit e gjysmë për 16 herë kampionët e Shqipërisë. 30-vjeçari do të jetë pa dyshim ndër më të paguarit e Superiores.

Vitin e fundit “Buba” Hasani ishte pjesë e Helsingin Jalkapalloklubi në Finlandë e tashmë për herë të marrë në karrierë do të provojë të fitojë titull kampion në Kategorinë Superiore. Te Partizanit 30-vjeçari do të gjejë Stenlio Juniorin, me të cilin njihet mirë, pasi kanë luajtur bashkë te Shkëndija e Tetovës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco