Manchester City shpëton në fund, fiton me përmbysje ndaj ekipit të kategorisë së katërt

Manchester City shpëton në fund, fiton me përmbysje ndaj ekipit të kategorisë së katërt

21:12, 23/01/2021

Manchester City shmangu një eliminim të turpshëm në FA Cup përballë skuadrës së kategorisë së katërt, Cheltenham, e cila deri 9 minuta para përfundimit të kohës së rregullt po kryesonte 1-0 me gol të May në minutën e 59-të.

Skuadra e Pep Guardiolës, që me sa duket e kishte marrë lehtë këtë kundërshtar, u ndie nën presion dhe kjo u dallua nga fakti që barazimi erdhi sapo nisi 10-minutëshi i fundit i takimit.

Citizens i shpëtoi fillimisht Foden, që shënoi golin e barazimit, ndërsa Gabriel Jesus, realizoi të dytin vetëm tri minuta më pas, ndërsa në shtesë e tundi rrjetën edhe Ferran Torres, për rezultatin përfundimtar 1-3.

Tashmë vëmendja e e Manchester City-t kthehet në Premier League, ku e pret sfida me Sheffield United, më 27 janar, në “Etihad”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco