VIDEO/ Udinese-Inter mbyllet mes polemikash, debati i fortë mes Conte-s dhe arbitrit Maresca

VIDEO/ Udinese-Inter mbyllet mes polemikash, debati i fortë mes Conte-s dhe arbitrit Maresca

20:50, 23/01/2021

Pankina e Interit është përplasur ashpër verbalisht me arbitrin e sfidës me Udinese-n, Fabio Maresca. Protestat e trajnerit Antonio Conte dhe ndihmësve të tij ka vazhduar dhe në tunelin e stadiumit “Dacia Arena”.

Kur Maresca akordoi 4 minuta shtesë, Konte nisi të protestonte në shenjë pakënaqësie. Arbitri italian i tërhoqi vërejtje ish-teknikut të Juventusit dhe Çelsit dhe duke parë këmbënguljen e kritikave të Conte-s e ka nxjerrë jashtë fushe. Ish-tekniku i Italisë i është përgjigjur në shenjë zemërimi “Gjithmonë, je ti Maresca. Gjithmonë, je ti. Edhe në VAR, je gjithmonë ti.” Ndërsa gjyqtari i është përgjigjur “Duhet të dish si të pranosh rezultatin edhe kur gabon”. Ndëshkimit të Maresca-s nuk i ka shpëtuar as drejtori teknik i Interit, Gabriele Oriali, i cili ka protestuar gjithashtu te shefi i garës së Federatës Italiane.

Sipas mediave italiane, protestat e stafit teknik të Interit kanë vazhduar edhe në tunelin e stadiumit.

Zikaltërit humbën shansin e mirë të barazonin kryesuesit te Milanit, të cilët u mposhtën 0-3 nga Atalanta në shtëpi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco