VIDEO/ Ajeti protagonsit në Itali, shënon gol në fitoren e Reggiana-s

VIDEO/ Ajeti protagonsit në Itali, shënon gol në fitoren e Reggiana-s

17:46, 23/01/2021

Mbrojtësi shqiptar, Arlind Ajeti, ka qenë protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Reggiana zhvilloi ndaj Vicenzas.

Këtë herë jo me rolin e tij në mbrojtje, por duke spikatur në ofensivë. Ajeti ka shënuar ditën e sotme me kokë duke ndihmuar ekipin e tij të fitojë me rezultatin 2-1.

Ky ishte një triumf i rëndësishëm për Reggianan e cila gjendet në vendet e fundit të renditjes dhe lufton për mbijetesën. Megjithatë, me kontributin e 27 vjeçari vendosi në kasafortë tre pikët.

Kujtojmë se ky ishte goli i parë nga ana e ish-futbollistit të kombëtares në Serie B, i cili tashmë fiton edhe më shumë besim për të dhënë më të mirën e tij në ndeshjet e ardhshme, ndërsa shpreson të rikthehet në nivelet kur luante në Europian me Shqipërinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco