Allegri, kandidati kryesor për stolin e Romës

Allegri, kandidati kryesor për stolin e Romës

15:47, 23/01/2021

Masimiliano Allegrin pritet ta shikojmë shumë shpejt në drejtimin e një skuadre.

Sipas raportimeve të fundit, thuhet se skuadra ku pritet të ushtrojë profesionin, është Roma.

Drejtuesit e klubit verdhekuq e kanë marrë tashmë vendimin, dhe shkarkimi i trajnerit Paulo Fonskea duket i pashmangshëm.

Portugezi përveç drejtuesve, ka humbur edhe besimin e skuadrës, teksa së fundmi ka pasur edhe një përplasje me sulmuesi Edin Dzeko, që mori vendimin për ta lënë në tribunë për ndeshjen e kampionatit.

Në këtë situatë, drejtuesit kanë nisur bisedimet me disa trajnerë, ku më favoriti është Allegri, me të cilin kanë pasur kontakte dhe ai ka dhënë dritën jeshile për të marrë drejtimin e verdhekuqve.

Alternativa janë edhe Maurizio Sarri me Walter Mazarin, por momentalisht më i kuotuari është Allegri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco