Kaosi me tamponët, Lazio bie dakord të paguajë gjobën 2500 euro

Kaosi me tamponët, Lazio bie dakord të paguajë gjobën 2500 euro

14:22, 23/01/2021

Pas kaosit që shpërtheu te Lazio lidhur me kryerjen e tamponëve nga klubi në fjalë, ku pas hetimeve të bëra rezultuan dyshime të mëdha mbi vërtetësinë e analizave, kryeqytetasit vendosën të bëjnë pakt me drejtësinë.

Klubi i Lotitos ka pranuar akuzat, duke larguar hijet e një dënimi të rëndë disiplinor, ndaj do t’ia hedhë vetëm me një gjobë prej 2500 eurosh.

Kujtojmë se pozitiv me Koronavirus rezultoi edhe portieri i Kombëtares, Tomas Strakosha, ku edhe për tamponët e shqiptarit kishte dyshime mbi vërtetësinë e analizave.

Strakosha, së bashku me yllin tjetër të skuadrës, Çiro Imobile, qëndruan të izoluar për 1 muaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco