Shkodra në zi, ndërron jetë nga një sëmundje e rëndë legjenda e Vllaznisë

Shkodra në zi, ndërron jetë nga një sëmundje e rëndë legjenda e Vllaznisë

11:55, 23/01/2021

Legjenda e volejbollit shkodran dhe shqiptar, Ali Bushati, është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 78-vjeçare.

Prej më shumë se një muaji, Bushati vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila ditën e sotme i mori jetën.

Image

I lindur më 24 tetor 1942, Ali Bushati la gjurmë në volejboll, ku zhvilloi 25 ndeshje me ekipin kombëtar, teksa për 7 vite ka qenë pjesë e Vllaznisë si trajner dhe lojtar.

Ai do të mbetet në mendjen e të gjithë shkodranëve për arritjet me Vllazninë e volejbollit, teksa ditën e sotme i jepet lamtumira e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco