Do të gjykojnë ndeshjet ndërkombëtare, 13 arbitra shqiptarë marrin stemën e FIFA-s

Do të gjykojnë ndeshjet ndërkombëtare, 13 arbitra shqiptarë marrin stemën e FIFA-s

11:02, 23/01/2021

Shqipëria do të përfaqësohet këtë vit në aktivitet ndërkombëtare futbollistike edhe me gjyqtarë.

Së fundmi janë konfirmuar lista e arbitrave kryesorë dhe asistentëve për vitin 2021.

Katër janë arbitrat kryesorë që do të kenë stemën e FIFA-s për këtë vit, tre meshkuj dhe një femër.

Enea Jorgji, Eldorjan Hamiti, Juxhin Xhaja dhe Emanuela Rusta janë arbitrat shqiptarë për ndeshjet ndërkombëtare.

Ndërsa asistentët janë tetë, 2 femra dhe 6 meshkuj. Rejdi Avdo, Nertil Bregasi, Ridiger Çokaj, Dojando Myftari, Ilir Tartari, Denis Rexha, Erinda Kume dhe Koleta Prenga janë asistentët shqiptarë për ndeshjet ndërkombëtare.

Risi te lista është përfaqësuesi i Futsallës, ku stema e FIFA-s për këtë vit i është dhënë arbitrit Arlind Subashi.

Në vitin e shkuar arbitrat shqiptarë kanë pasur një përfaqësim mbresëlënës në ndeshjet ndërkombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco