Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

FOTO/ Në Shkodër i bëjnë surprizë trajnerit Brdariç për ditëlindje

FOTO/ Në Shkodër i bëjnë surprizë trajnerit Brdariç për ditëlindje

09:58, 23/01/2021

Nëse Vllaznia po ecën me një ritëm që nuk e ka pasur asnjëherë më parë në dy dekadat e fundit, meritë është padyshim e arkitektit të saj, Thomas Brdariç, i cili ka ditur të marrë maksimumin nga një grup lojtarësh të talentuar.

Një ekip që fiton, por që mbi të gjitha argëton publikun shkodran.

Dhe ky i fundit ka qenë mjaft mirënjohës ndaj ekipit e sidomos trajnerit, i cili tashmë ka statusin e një idhulli në qytetin verior.

Për këtë arsye, e sotmja është një ditë feste në Shkodër, pasi tekniku gjerman feston 46-vjetorin e tij.

Tifozët kanë dashur që ai të ndjejë pak nga dashuria e tyre për teknikun dhe e kanë përshëndetur në mënyrën e tyre.

Kështu, në një nga rrugët kryesore të Shkodrës, mbrëmë në mesnatë është shfaqur shkrimi “Gëzuar ditëlindjen Brdariç”, që i kushtohej trajnerit, foto që është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale edhe nga vetë tekniku si falënderim për këtë gjest të vogël, por shumë domethënës.

Image

Edhe klubi i Vllaznisë me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook ka uruar teknikun për ditëlindje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco