FOTO/ Ibrahimovic, në Sanremo me bashkëshorten e sulmuesit të Juventusit

FOTO/ Ibrahimovic, në Sanremo me bashkëshorten e sulmuesit të Juventusit

09:32, 23/01/2021

Festivali i sivjetshëm i Sanremos pritet që të ketë një atmosferë vërtet “sportive”.

Spektakli i këngës italiane, i cili do të vihet në skenë mes datave 2 dhe 6 mars, do të ketë si të ftuar VIP sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimovic, në të gjitha netët e tij (me përjashtim të datës 3, kur kuqezinjtë të jenë të impenjuar me Udinesen në kampionat).

Por, në orët e fundit po qarkullon lajmi se prezantuesja speciale e Sanremos pritet të jetë Alice Campello, bashkëshortja e sulmuesit të Juventusit, Alvaro Morata.

Bukuroshja italiane është e përzgjedhura e moderatorit Amadeus, i cili kujtojmë se në sezonin e kaluar, pati përkrah një tjetër “juventine” për një natë, Georgina Rodriguez, të fejuarën spanjolle të yllit portugez, Cristiano Ronaldo.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco