Oferta zyrtare për shitjen e Interit mund të kalojë 800 milionë euro

Oferta zyrtare për shitjen e Interit mund të kalojë 800 milionë euro

09:07, 23/01/2021

Janë përcaktuar hapat e ardhshëm në nivel klubi. “BC Partners” do të përfundojë analizën e llogarive të Interit në 2-3 javë, më pas fondi anglez do i prezantojë ofertën e tij “Suning”- ut për blerjen e maxhorancës së kuotave të klubit zikaltër.

Me një shifër që do i lejonte këtyre të fundit të sigurojnë të ardhura nga operacioni.

Brenda 15 ditësh, sipas “Corriere dello Sport”, pritet oferta zyrtare, që mund të kalojë 800 milionë eurot.

Duhet kuptuar më pas pozicioni i familjes Zhang: nëse do të pranojnë ose jo, nëse do të shesin menjëherë, do të procedojnë gradualisht me një dalje nga skena, apo do të nisin bisedime me një tjetër subjekt të interesuar, në një situatë ku nuk mund të përjashtohet asgjë.

Fakt mbetet që “Suning” dëshiron të lërë klubin në duar të sigurta, në shenjë respekti.

Ndërkohë Jindong Zhang ka takuar presidentin e “Hisense”, kolosin kinez të teknologjisë, për një ortakëri të mundshme që do të nisë nga ky vit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco