Rey Manaj kërkohet në Itali, transferimi në ‘dorë’ të Barcelonës

Rey Manaj kërkohet në Itali, transferimi në ‘dorë’ të Barcelonës

08:41, 23/01/2021

Falë paraqitjeve të mira që ka bërë me Barcelonën B gjatë muajve të fundit, por edhe me kombëtaren shqiptare, Rey Manaj ka ngjallur interesin e klubeve italiane, të cilat kërkojnë ta rikthejnë në Itali bomberin kuqezi, aty ku hodhi hapat e parë si futbollist dhe ku u bë i njohur me fanellën e Interit.

Sipas mediave italiane, Crotone në Serinë A dhe Pescara në Serinë B me të cilët sulmuesi ka luajtur edhe në të kaluarën, janë dy klubet të cilat janë të gatshme të afrojnë sulmuesin kuqezi.

Ky i fundit po luan përsëri rregullisht me ekipin e dytë të Barcelonës, por duke qenë në kategorinë e tretë spanjolle, e ka të vështirë që të tregojë siç duhet vlerat e tij, ndaj është i hapur ndaj një rikthimi të mundshëm në futbollin italian.

Por në këtë mes, ajo që bëhet pengesë është Barcelona. Katalanasit, nga njëra nuk duan të largojnë futbollistin shqiptar, pasi plani i tyre për ta çuar ekipin e dytë në La Liga 2 nuk ishte i suksesshëm.

Nga ana tjetër, nuk duan ta lënë të ikë në huazim, por të rikuperojnë një pjesë të parave që shpenzuan për të duke e blerë nga Albacete.

Për këtë arsye, të dy klubet italiane kanë marrë përgjigje negative për huazimin, duke u bërë të qartë se Manaj mund të largohet vetëm si i transferuar përfundimisht, duke paguar kartonin e tij për një vlerë që në klub e përllogarisin rreth 2 milionë euro, aq sa shpenzuan për ta blerë. 

Rey Manaj që nga momenti që pjesë e kombëtares shqiptare u bë trajneri Edy Reja ka qenë një titullar fiks edhe te kuqezinjtë, duke shënuar gola me peshë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco