Zyrtare/ Milik kalon te Marsejë në formë huazimi

Zyrtare/ Milik kalon te Marsejë në formë huazimi

19:27, 22/01/2021

Merr fund telenovela e stërzgjatur me protagonist Arkadiusz Milik. Sulmuesi polak është zyrtarisht lojtar më i ri i Marsejës. 26-vjeçari fluturoi drejt Francës të enjten në mëngjes, kaloi ekzaminimet e zakonshme mjekësore, nënshkroi një kontratë katër për vite e gjysmë dhe zgjodhi fanellën me numrin 19.

Sulmuesi shkon në tek Marsejë në formë huazimi me detyrim blerjeje. Në arkat e Napolit, që gjithashtu ka siguruar 20% të vlerës së kartonit në rast rishitje të mundshme të lojtarit, do të shkojnë 8 milionë euro plus 4 bonuse.

Pas një gjendjeje të gjatë lufte me presiedentit De Laurentiis, merr fund aventura e Milikut te Napoli. Gjatë kësaj përvoje polaku ka arritur të shënojë 48 gola në 122 paraqitje, por ka kaluar gjithashtu dy dëmtime serioze në gju, duke qëndruar për disa muaj larg fushës, pa harruar qëndrimin jashtë skuadrës për shkak të vendimit për të mos rinovuar kontratën.

Në fund, Milik, pasi dështojë të firmoste me Romën dhe Juventusin, u detyrua të pranonte ofertën franceze, për të mos humbur Europianin që do të zhvillohet në verë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco