Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Weah: Isha tifoz i Juventusit

Weah: Isha tifoz i Juventusit

17:08, 22/01/2021

Ish-sulmuesi i Milanit, George Weah ka dhënë së fundmi një intervistë për "Gazzetta dello Sport", ku foli për shumë tema.

Një ndër to ishte edhe për rivalin e Milanit në çështjen titull. Weah, përveçse u shpreh se shikon Juventusin si rival të kuqezinjëve, zbuloi se që fëmijë ka bërë tifo për bardhezinjtë.

Image

Rivali më i ndërlikuar i Milanit për Scudetto?

“Them Juventus sepse kur isha fëmijë bëja tifo për Juven dhe për arsye se fitojnë prej 9 vitesh. Kur isha i vogël, në Afrikë nuk vinin imazhet e Serie A dhe ishim të lidhur me futbollin francez. Kur pashë imazhe të Platinisë tek Juventus, u afeksionova menjëherë me klubin”.

Image

 “Pastaj jeta më solli tek Milan ku gjeta një familje përveçse një ambient fantastik pune. Milan më dha çdo gjë, por tifozllëku për Juventusin qëndroi. Gjëja që më gëzon më shumë nga Serie A është që është rikthyer e fortë dhe dëfryese. Ky është aspekt mjaft i rëndësishëm”.

George Weah ka luajtur 5 sezone në Itali me Milan duke fituar edhe Topin e Artë. Sot është president i Liberisë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco