Kriza ekonomike prek PSG-në, 204 milionë euro humbje ndikojnë te strategjia për ‘yjet’

Kriza ekonomike prek PSG-në, 204 milionë euro humbje ndikojnë te strategjia për ‘yjet’

16:31, 22/01/2021

Pandemia e Koronavirusit dhe kriza ekonomike që ka shkaktuar kanë prekur gjithashtu klubet më të pasura në botë. Nuk bën përjashtim në këtë rast as PSG-ja.

Siç  njofton “L’Equipe”, shoqëria parisiene paraqiti një raport në DNCG (Drejtoria Kombëtare e Kontrollit të Menaxhimit) në Ligën Profesionale të Futbollit me parashikime të humbjeve deri në 204 milionë euro për sezonin 2020-21, që do të thotë 60% më shumë se vitin e kaluar.

Klubi duhet të shkurtojë shpenzimet dhe për këtë arsye do të detyrohet të shesë lojtarë.

Për më tepër, PSG-ja është në bisedime për rinovimet e kontratave të Kylian Mbappe dhe Neymar, ndaj është nevojshme të shihet se si këto humbje ekonomike ndikojnë në negociatat me dy “yjet”.

Të dy lojtarëve u përfundon kontrata në qershor 2022, kështu që ata mund të negociojnë me ndonjë klub që nga 1 janari i ardhshëm.

Neymar, prioritet: 204 milionë euro humbje ndikojnë, pa dyshim, në planifikimin e skuadrës së PSG-së. Detyrimi për të shitur lojtarë mund të shkaktojë largimin e një prej peshave të rënda të ekipit. Leonardo, drejtori sportiv i klubit, tashmë e ka bërë të qartë se ai ëndërron të rinovojë si me Mbappe dhe me Neymarin, por ai është gjithashtu i vetëdijshëm se nuk është e lehtë të kesh gjithmonë më të mirën në botë.

Ka kontakte me të dy për zgjatjen e kontratës, por PSG e ka të qartë se përparësi mbetet “ylli” brazilian, rinovimi i të cilit mund të kontribuojë në shitjen e talentit francez.

Mesi, në horizont: Pavarësisht problemeve ekonomike, Leonardo vazhdon të ëndërrojë për Messin: “Lojtarët e shkëlqyeshëm si Messi do të jenë gjithmonë në listën e PSG. Por tani për tani nuk është koha për të folur ose ëndërruar për këtë”, deklaroi braziliani pak ditë më parë.

Është e qartë se me 204 milionë euro humbje, çdo operacion për të rinovuar ose nënshkruar një futbollist të ri duket i komplikuar.

Ky është menaxhim i vështirë që PSG do të duhet ta bëjë në muajt e ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco