Konfirmohet largimi i Odegaard nga Real Madrid

Konfirmohet largimi i Odegaard nga Real Madrid

15:38, 22/01/2021

Martin Odegaard ka qenë fytyra kryesore e gazetave spanjolle dhe atyre angleze.

Kjo për arsye se lojtari ka kërkuar largimin nga klubi i Real Madrid, për arsye se nuk po gjen hapësira në formacion.

Në anën tjetër, Arsenali ka shprehur menjëherë dëshirën për të nënshkruar me lojtarin. Fabrizio Romano ka dhënë ‘dritën jeshile’ apo konfirmimin se ky transferim do të ndodhë.

“Marrëveshja pritet të përfundojë në orët e ardhshme. Arsenal dhe Real Madrid janë në kontakt për të arritur marrëveshjen – Reali dëshiron vetëm të huazojë lojtarin deri në qershor”, njofton Romano.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco