ZYRTARE/ Milani mbyll operacionin, mbrojtësi i Çelsit i bashkohet 'Djallit'

ZYRTARE/ Milani mbyll operacionin, mbrojtësi i Çelsit i bashkohet 'Djallit'

15:04, 22/01/2021
Milani siguron përforcimin e tretë për merkaton e janarit. Kuqezinjtë kanë huazuar deri në fund të vitit mbrojtësin e Çelsit Fikajo Tomori. Lajmi konfirmohet nga “transfermarkt”.

“Djalli” do të ketë mundësinë të shfrytëzojë opsionin e të drejtës së blerjes të 23-vjeçarit në përfundim të sezonit dhe duhet të paguajë 28 milionë euro. Lajmi konfirmohet dhe në mediat italiane dhe pritet vetëm prezantimi i futbollistit te Milani. Edhe në rrugë burokratike, Milani e ka huazuar Tomorin pasi kontrata e tij është depozituar në “database”-ën e Serisë A.

Tomori është regjistruar sot si futbollisti më i ri i Milanit. Futbollisti anglez do të ndihmojë shumë skuadrën dhe trajnerin Pioli në prapavijë pas mungesave të vazhdueshme që kanë vuajtur këtë sezon për shkak të dëmtimesh dhe ‘COVID’.

Milani ka siguruar deri tani mesfushorin Sualiho Meites në formë huazimi nga Torino dhe sulmuesin kroat Mario Mandzukiç.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco