Barcelona e gatshme të dalë në gjyq me ish-trajnerin, Quique Setien

Barcelona e gatshme të dalë në gjyq me ish-trajnerin, Quique Setien

11:15, 22/01/2021

Barcelona akoma ka probleme me ish-trajnerin e tyre Quique Setien, shkak pagesat e prapambetura.

Pas humbjes 8-2 ndaj Bayern Munich, drejtuesit e Barcelonës vendosën që të largojnë nga klubi, Quique Setienin.

“Cadena Ser” raporton se klubi katalanas shkroi një letër ish-trajnerit të tyre duke thënë se ata nuk do të paguajnë pjesën e mbetur të parave, sepse ai nuk kishte aftësitë për ta udhëhequr klubin.

Ata gjithashtu kanë shkruar se trajneri ndihmës i Setien, ka qenë personi që ka udhëhequr direkt ndeshjet dhe seancat stërvitore.

Gazeta spanjolle shton se Barcelona është e përgatitur të përballet me mospagimin në gjykatë ndaj Setienit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco