Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Surprizë e madhe në Angli, Liverpooli humbet pas 64 ndeshjesh në ‘Anfield Road’

Surprizë e madhe në Angli, Liverpooli humbet pas 64 ndeshjesh në ‘Anfield Road’

23:09, 21/01/2021

Miti “Anfield” bie pas 64 ndeshjesh. Pas një serie të pabesueshme pa humbje në shtëpi, Liverpooli u mposht 0- 1 nga Burnley, skuadër e pjesës së poshtme të renditjes, duke humbur më shumë terren ndaj rivalëve në garën e titullit në Premier League.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp jo vetëm që nuk ia doli t’i imponohej një kundërshtari ndjeshëm më inferior, por u ndëshkua me gol në fundin e sfidës, pa gjetur forcat për të kthyer ndeshjen në ato pak minuta të mbetura.

Shumë raste të humbura nga “The Reds” me Origin, Trent Alexander-Arnold dhe Mohamed Salah, ndërsa Burnley në një nga momentet e pakta që hyri në zonën kundërshtare fitoi një 11-metërsh me Barnes, në minutën e 83-të, të cilin e shndërroi në gol vetë numri 10 i skuadrës mike.

Pas kësaj disfate, Liverpooli mbetet në kuotën e 34 pikëve, gjashtë më pak se Manchester United kryesues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco