‘Fitore e rëndësishme’, flet Hoxha: Arbitri gaboi, loja duhet të...

‘Fitore e rëndësishme’, flet Hoxha: Arbitri gaboi, loja duhet të...

22:21, 21/01/2021

Kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha është shprehur për mediat se fitorja në derbi skuadrës së Partizanit i jep moral, por më tej shton se duhen vlerësuar të gjitha ndeshjet njësoj, pasi siç shton ai, titulli fitohet me skuadra e vogla.

 “Normalisht derbi është shumë i rëndësishëm, e dimë të gjithë. Kishte shumë rëndësi për ne fitorja dhe ia arritëm qëllimit. Loja duhet të vazhdonte me 11 lojtarë, gaboi gjyqtari. Megjithatë janë gjëra që ndodhin në futboll. Jo vetëm për derbin, por për çdo ndeshje. Portieri atë ka për detyrë, që të mos ndëshkohet. Normalisht në derbi kënaqësia është dyfish më e madhe. Kështu që pa diskutim edhe unë jam shumë i lumtur që nuk pësova gol. Duke parë renditjen duket se ne jemi rivalët direkt për Vllazninë. Është herët akoma, ne do luftomë deri në fund për titullin.

Nuk varet vetëm nga, por edhe nga kundërshtari. Varet sa do gabojnë ata. Normalisht kjo fitore na jep moral, por nuk duhet të vetëkënaqemi. Duhet vazhdimësi, pasi te jep edhe më shumë moral. Normalisht na jep një shtysë të madhe para ndeshjes me Teutën. Nuk është se vetëm derbi ka vlerë, duhet vazhdimësi. Kjo fitore na jep moral. Duhet të jemi të përqendruar, pasi kampionati fitohet me të voglat. Derbi tani harrohet dhe vjen ndeshja tjetër. Nuk kemi qenë keq këto javë, kemi pasur edhe ndonjë luhatje. E përgjithshmja është pozitive”, u shpreh Alban Hoxha.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco