Mandzukic: Nëse nuk do isha gati, nuk do kisha pranuar të firmosja me Milanin

Mandzukic: Nëse nuk do isha gati, nuk do kisha pranuar të firmosja me Milanin

21:06, 21/01/2021

Mario Mandzukic është gati të fillojë aventurën e tij me fanellën e Milanit. Gjatë prezantimit me si kuqezi sulmuesi kroat foli plot optimizëm, duke premtuar se do të jetë shembull për më të rinjtë përkrah Zlatan Ibrahimovicit.

 

“Jam i lumtur që jam këtu, po e prisja një mundësi të tillë. Gjithmonë jam stërvitur fort. Jam gati, përndryshe nuk do të kisha pranuar kurrë të firmosja me Milanin. Unë dhe Ibra kemi shumë përvojë, do t’i trembim të gjithë. Milani është një ekip i ri dhe luftarak, do të isha më i lumturi duke dhënë shembullin pozitiv për të tjerët. Jam profesionist dhe gjithmonë jap gjithçka. Nëse të rinjtë më ndjekin, unë e Ibra do të japim shembullin.”

 

Forma e Mandzukicit: “Pa dyshim që do të më duhen disa ditë për t’u njohur me shokët e mi të skuadrës, por jam gati të jap kontributin tim kur trajneri të më provojë. Është e vështirë të thuash se jam në gjendjen më optimale, por mund të them se ndihem mirë, në muajt e fundit kam punuar shumë, trupi im është absolutisht i gatshëm të kthehet në fushë. Jam në formë”.

 

Gara për titullin: “Është një rrugë të gjatë për t’u përshkuar deri në fund të sezonit. Nëse shikojmë se si ishin ndeshjet e fundit, në të cilat të gjithë luftuan për të fituar, do të jetë më e lehtë për të arritur deri tek titulli. Gjithsesi, preferoj të flas pak dhe të mendoj më shumë për fushën.”

 

Mandzukic, kundër Juves: “Do të jetë si ndeshjet e tjera. Në fushë ne jemi rivalë, jashtë, akoma miq. Shpresoj t’i shoh së shpejti tifozët në stadium. Gjithmonë kam pasur një marrëdhënie të mirë me tifozët e Juventusit, do t’i respektoj ata përgjithmonë, por tani do të luftoj për Milanin dhe tifozët e tij. Sarri? Nuk më pëlqen të flas për të kaluarën, dua të mendoj vetëm për të tashmen te Milani.”

 

Opinioni për Piolin: “Fola me të, është një person shumë pozitiv. Ai më pyeti për pozicionin, unë iu përgjigja se luaj atje ku ka nevojë”.

 

Numri 9, “mallkim”: “Nuk më interesojnë numrat e fanellave. Unë kam mbajtur numrin 17, por nuk ishte i lirë. Kam luajtur edhe me numrin 9 dhe tani që ishte i lirë e mora. Gjëja më e rëndësishme është të bësh mirë në fushë.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco