Dede: E falëm derbin, gabimet na ndëshkuan

Dede: E falëm derbin, gabimet na ndëshkuan

20:55, 21/01/2021

Trajneri i Tiranës, Nevil Dede, foli pas humbjes minimale në derbi ndaj Partizanit me rezultatin 1-0.

Në prononcimin për “Gol pas Goli”, tekniku kryeqytetas u shpreh: “Çdo njeri e sheh ndeshjen dhe futbollit sipas këndvështrimit të tij. E falëm ndeshjen, për shumë arsye. Gabuam në disa momente. Në pjesën më të madhe të lojës kontrolluam ndeshjen. Gjithçka ishte nën kontroll dhe skuadra funksionoi në ekuilibër. Humbja në derbi djeg shumë dhe të le një shije jo të mirë. Mund të administronim më mirë. Gabimet sollën ndëshkimin tonë.

Në fund fare është rezultati ai që mbahet mend, pavarësisht statistikave. Dalja e Bathës me të kuq, na prishi ekuilibrat. Jam i qetë dhe gjithmonë kam qenë që arbitrat janë pjesë e lojës, siç gabova unë dhe skuadra jonë, mund të gabojnë dhe arbitrat.

15 pikë nga kreu? Është e vështirë, duhet të presësh që kundërshtari të gabojë 5 herë dhe ne mos bëjmë asnjë gabim. Duhet të jemi gjithmonë këmbëngulës dhe të bëjmë punën tonë. Kemi bërë shumë gabime dhe kemi shpërdoruar shumë. Ndoshta skuadra do të jetë më imponuese dhe duhet të shënojmë më shumë.

Nuk heqim dorë nga objektivat tona. Do të dalim në cilësitë tona më të mira, që skuadra të shprehet sa më mirë. Kam mësuar nga futbolli që i vogël, që mbi të gjitha duhet të përcjellim mesazhe që është “Fair Play”. Rezultati është gjithmonë në plan të dytë”, u shpreh Nevil Dede.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco