VIDEO/ Partizani-Tirana, derbin e kryeqytetit e ‘vendos' një shkodran

VIDEO/ Partizani-Tirana, derbin e kryeqytetit e ‘vendos' një shkodran

20:01, 21/01/2021

U luajt në “Elbasan Arena” derbi i kryeqytetit, Partizani-Tirana, i vlefshëm për javën e 15-të të Kategorisë Superiore, shkruan Syri.net.

Partizani fitoi me rezultatin minimal 1-0, që i mjaftoi për të marrë 3 pikët, që e mbajnë në garë për titullin kampion.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa e dyta bëhet emocionuese. Pasi dalin me karton të kuq Bardhi nga Partizani dhe Batha nga Tirana, takimi bëhet interesant.

Në minutën e 83-të, pas një aksioni të gjatë të Partizanit, Eraldo Çinari i rikthyer pas pezullimit, devijon një top në zonë, duke e dërguar në rrjetë, 1-0 për të kuqtë.

Deri në fund rezultati nuk ndryshon më dhe të kuqtë marrin 3 pikët, duke u ngjitur në vend të dytë (me pikë të barabarta me Teutën).

Trajneri Ilir Daja fiton derbin e parë, teksa “Demat e kuq” mbeten me 9 pikë distancë me Vllazninë kryesuese.

Tirana qëndron në vend të pestë me 20 pikë dhe thuajse ka dalë nga lufta për titull, edhe pse ende janë edhe 21 takime për t’u luajtur.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco