Marca sulmon hapur Zidane, i rreshton 9 'viktimat' e tij

Marca sulmon hapur Zidane, i rreshton 9 'viktimat' e tij

11:54, 21/01/2021

Spanjollja “Marca” ka shpërthyer sot kundër trajnerit Zinedine Zidane. Ajo e quan të mbyllur ciklin e tij në krye të Real Madridit, duke i numëruar edhe nëntë “viktimat” e mënyrës së drejtimit të francezit:“Martin Odegaard është i vendosur të largohet, ai nuk është i pari që e bën këtë me Zidane në stol. Jo të gjithë futbollistët që kanë kaluar nëpër duart e francezit kanë prekur lavdinë me tri Ligat e Kampionëve radhazi. Shumë vendosën ta kërkonin fatin e tyre diku tjetër për shkak të mungesës së mundësive.

Lista është e gjerë, por më e rëndësishmja, kur bëhet fjalë për bastet e ardhshme për klubin janë këto: Morata, Kovacic, Brahim, Ceballos, Theo, Reguilón, Odegaard, Jovic dhe Llorente. Çështja Achraf Hakimi është e ndryshme, pasi ishte më shumë një detyrim për klubin për të fituar para dhe Zidane i donte ato. James dhe Bale, gjithashtu u larguan, por në këtë rast, gjithashtu në marrëveshje me klubin. Ata kishin më shumë mundësi dhe madje luajtën me Zidane. Morata ishte një nga të parët që e e hodhi hapin, ndërsa Jovic i fundit në listën e “viktimave” të francezit.

I pari po e dëshmon veten qartë te Juventusi, ndërsa serbi, që kushtoi 60 milionë euro, edhe me miratimin e Zidane, është kthyer në Gjermani. Ai nuk u përshtat kurrë në Madrid, sepse Zidane nuk i dha minutat e duhura. Pas kthimit tek Eintracht, i huazuar, Jovic shënoi dy gola në pak më shumë se 20 minuta lojë. Aq gola nuk i realizoi dot te Reali për një vit e gjysmë. Akuzë më të qartë nuk mund të ketë për trajnerin…”/ telesport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco